Presidenti Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arberesh të Kalabrisë, nis sot një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë.

Gjatë vizitës tri ditore, Presidenti Begaj do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.

Zyra e presidencës njofton se gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh do të trajtojë temat qe lidhen me, lidhjet historike e kulturore mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kalabrisë, nevoja e mbrojtjes së gjuhës arbëreshe, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit me rajonin e Kalabrisë dhe zonat ku banojnë arbëreshet, si dhe mundësitë për investime të bizneseve kalabreze në fusha të ndryshme në Shqipëri.

Top Channel