“Jemi me ju”, protestë në Tiranë kundër bombardimeve në Gaza

20/10/2023 17:01

Një grup qytetarësh kanë dalë në protestë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Me pankarta në duar, ku shkruhet “Jemi me ju”,”Palestina e lirë” apo “Stop bombardimit në Gaza”.

Forumi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bashkë me një grup qytetarësh janë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza.

Sulmi në Gaza nisi pasi një grup terroristësh të Hamasit u futën në mënyrë të papritur në Izrael dhe vranë mbi një mijë persona. Mijëra palestinezë janë vrarë deri më tani, ndërsa banorët e gazës po përballen me mungesë ushqimesh dhe uji.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel