Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Analisti politik rus me bazë në Perëndim, Valery Solovey ka bërë sot pretendimin sensacional se Presidentit Vladimir Putin nuk i ka mbetur shumë për të jetuar dhe se ishte detyruar të dërgonte një sozi dje në samitin në Pekin me presidentin Xi Jinping.
Pretendimet e Solovey mbrojnë idenë se Kremlini dërgoi një president fallco pasi shëndeti i Putin është përkeqësuar dhe nuk mund të merrte pjesë në udhëtimit e rëndësishëm në Kinë, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Solovey tha: “Presidentit Vladimir Putin nuk i ka mbetur shumë për të jetuar prandaj ashtu si herë të tjera muajt e fundit po zëvendësohet nga sozia e tij. Besoj se pala kinez e dinte se me kë kishin të bënin.”
Sipas ekspertit pala kineze luajti lojën me sozinë e Putin me qëllim të mos prishnin rendin e rrethit të tij para ndryshimit të mundshëm te kryetarit.
Sipas rrjetit Telegram në kanalin General SVR, elita e vogël që kontrollon sozinë e Putin menduan se takimi me Xi ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk duan të humbasin pushtetin në rast të humbjes së presidentit të vërtetë, shkruan The Mirror.
Ekspertët thonin se vërenin ndryshime të rëndësishme te sozia, megjithëse ishte i përgatitur mirë. “defektet duket se janë te e ecura, dhe te mollëzat që duket sikur zhvendosen”.
Përveç Solovey, edhe kreu i inteligjencës ukrainase Kyrylo Budanov ka akuzuar Putin se qëndron i fshehur, duke pretenduar se prej një viti ai nuk del vetë në publik.
Putin ka pranuar në të kaluarën se ndihmësat i ofronin sozi. Pararendësit e tij sovjetikë Stalin e Brezhnev raportohet se kanë pranuar ofertën e përdorimit të sozive, ndërsa Putin ka thënë se e ka refuzuar.
Top Channel