Sylvester Stallone i bën homazh ish-kolegut të filmit ‘Rocky’, pas vdekjes së aktorit (fotot)

19/10/2023 17:08

Aktori amerikan Sylvester Stallone i bënte sot homazhe kolegut të tij Burt Young, i njohur si aktori që luante kunatin e Rocky në serialin e famshëm të boksit, pas lajmit për vdekjen e tij.

“Mikut tim të dashur, BURT YOUNG, ishte një njeri dhe artist i pabesueshëm, do t’i mungosh shumë njerëzve, u prehsh në paqe”, shkruante 77 vjeçari Stallone, në rrjetet sociale.

Vdekja e Young u konfirmua nga bija e tij, Anne Morea Steingieser, shkruan rrjeti The New York Times.

Young, raportohet se ishte 83 vjeç dhe njihej për rolin e Paulie Pennino në serialin “Rocky” me të cilin fitoi një Oskar për aktorin më të mirë dytësor.

“Burt ishte një aktor i rangu shumë të gjerë emocional,” shkruante menaxherja e Young Lynda Bensky, pas vdekjes. “Ai mund t’ju bënte të qanit dhe të tmerroheshit në të njëjtën kohë.”

“Patosi i vërtetë ishte mprehtësia e shpirtit të tij, prej andej vinte gjithçka”, thuhej në deklaratë.

Në 2009, Young thoshte për revistën The Sweet Science se ishte aktori i vetëm që nuk kishte bërë audicion për rolin në filmin e shkruar nga Stallone.

“Stallone më tha se kishte shkruar skenarin e ‘Rocky’ dhe se më donte mua aty,” kujtonte dikur Young, duke qujatur Stallone “artist që shihte gjithmonë disa vjet përpara.”

FOTO GALERI
1/5
Sylvester Stallone i bënte sot homazhe kolegut të tij Burt Young, i njohur si aktori që luante kunatin e Rocky në serialin e famshëm të boksit, pas lajmit për vdekjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA