Shqipëria, destinacioni i preferuar i polakëve! “Holidays in Albania” u kërkua në Google rreth 3 mijë herë në një muaj

19/10/2023 10:39

Nuk është më çudi që Shqipëria është një nga destinacionet e preferuara të polakëve.

Sipas medias “Wasza Turystyka”, këtë vit vendi ynë ishte i pëlqyer njësoj sa Italia, ndryshe nga viti i kaluar, ku vendasit ishin më shumë të interesuar të bënin pushimet në Greqi, Kroaci dhe Itali.

Analiza u krye në 12 shtator 2023 duke përdorur mjetin analitik të Google Ads “Keyword Planner”. U përdor informacioni mbi kërkimit për fjalën kyçe “pushime + vendi”. Të dhënat përfshijnë gjithashtu ndryshimin nga viti në vit nga gushti 2022 deri në korrik 2023. Studimi u krye në lidhje me tendencat e kërkimit në Poloni.

Një rritje e kërkesave me 86%. dëshmon interesimin e drejtimeve të reja në turizëm.

Një rritje e tillë është shënuar në vitin 2022 për togfjalëshin “Pushime në Shqipëri”, e cila kërkohej nga polakët mesatarisht 1559 herë në muaj dhe në vitin 2023 ky numër u rrit në 2.9 mijë.

Kjo dëshmon se turistët polakë janë më të gatshëm të eksplorojnë destinacione më pak të njohura dhe të kërkojnë një arratisje nga turizmi komercial. Vlen gjithashtu të theksohet se Shqipëria po shënon një rritje të interesit, shkruajnë media.

Gjithashtu polakët janë të interesuar të kalojnë pushimet në Greqi, Mal të Zi – që është gjithashtu një destinacion i ri, i pëlqyer së fundmi dhe Portugalia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA