Sherr mes 6 adoleshentësh në Tiranë, njëri përfundon në spital
19/10/2023 12:47
Gjashtë adoleshentë janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin mesditën e sotme në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se K. D., 18 vjeç, dhe dy adoleshentë të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit E. A., 18 vjeç, G. R., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një tjetër konflikt mes adoleshentësh ndodhi dje në Kamëz, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar.
Top Channel