Një metodë e re pyllëzimi përmes përdorimit të dronave do të zbatohet në bashkitë e Korçës dhe Devollit.  

Rreth 100 mijë pemë pritet ti shtohen zonave të prekura nga shpyllëzimi përmes përdorimit të teknologjisë duke depërtuar deri në terrenet më të vështira për tu arritur për shkak të relievit.  Puna ka nisur me mbledhjen e farave autoktone të pishës së zezë, akacies dushkut dhe ahut ndërsa deri në pranverë do të jetë përmbyllur i gjithë procesi i cili kalon në disa hapa.

Ne në këtë moment jemi në fazën e mbledhjes së farave, bëhet fjalë për fara autoktone të pishës së zezë, ahut, dushkut, akavies pothuajse gjithë ajo bashkësi që përbën pyjet tona të zonës.   Në momentin e grumbullimit të farave kalohet në një proces parapërgatitor dhe në përfundim futet në një kapsulë që prodhohet këtu në fabrikat tona, aktualisht bëhet fjalë për 100-150 mijë të tilla të cilat bombardohen me anë të një droni që është i përshtatur për këtë proces dhe që informacionin e marrin nga modelimi 3D që ne i kemi bërë paraprakisht terrenit.

Pra është një kopjim i modelit tradicional të mbjelljes qofzë me fidanë qoftë me gërvishtje siç quhet në zhargonin e pyjetarëve por i bërë me një teknologji tjetër që të jep mundësi që pa fuqi punëtore, pa kosto të larta dhe kostot e tjera të mbjellësh miliona pemë brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe në territore të cilat janë të paarritshme ndryshe.

Përmes kësaj metode arrihet që të mbijnë 10-20 % të farave të bombarduara përmes dronave por synimi është që të kthehet në një skemë kombëtare për shkak të kostos më të ulët që ka krahasuar me metodat tradicionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA