Tirana u bë kryeqyteti i Europës këtë të hënë duke pritur Samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbahej për herë të parë në një vend jashtë unionit.

Në Tiranë u mblodhën liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ndërsa mesazhi ishte i qartë: Brenda 2030 vendet e Ballkanit që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do kenë mundësi të bëhen pjesë e familjes së madhe. Deri atëherë, në fokus do jetë fuqizimi ekonomik i rajonit.

Por kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga kjo ngjarje historike, kryeministri Rama ka ndarë edhe disa prapaskena të drekës me liderët e Europës e Ballkanit.  Në një video prej pak minutash, Rama tregon se si i surprizoi kancelarin gjerman Sholz, Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, kryeministrin e Holandës e gjithë të pranishmit të sapoulur në drekë.

Pa nisur ende servirja e pjatave të pranishmëve iu ka shkuar përpara një karton me pizza me foton e kryeministrit Rama. Të surprizuar, liderët gjetën brenda kutisë prej kartoni, pjata dekorative me skicat e vizatuara nga vetë kryeministri. Vepra artistike në pjatën e secilit prej liderëve ishte e ndryshme, ndërsa kryeministri iu sqaroi se surpriza ishte realizuar prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA