Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pazarin e Korçës.
Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste tek një dyqan aty pranë. Sipas një dëshmitareje në vendin e ngjarjes, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan, e cila sipas saj ishte shumë e mirë dhe e respektueshme. Dëshmitarja tregon se kjo skenë ishte tepër e frikshme.
“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë. Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të alurinte, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja.
Top Channel