
Izraeli thotë se ka goditur “qindra” vende në Gaza në 24 orët e fundit.
Në një postim në platformën X, IDF tha se vazhdon të sulmojë gjatë gjithë kohës në të gjithë Rripin e Gazës. IDF gjithashtu tregon se ka shkatërruar vendet e lëshimit të raketave antitank, boshtet e tunelit, infrastrukturat e inteligjencës, selitë operative dhe të tjera.
IDF gjithashtu pretendon se mbi dhjetë terroristë u eliminuan gjithashtu, ndër ta edhe Rafat Abu Hilal, kreun e krahut ushtarak të Komiteteve të Rezistencës Popullore, fraksioni i tretë më i madh i armatosur në Rripin e Gazës pas Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.
Në disa pamje të publikuara nga BCC, shihen njerëzit në Gaza pas sulmeve izraelite mëngjesin e sotëm që enden nëpër rrënoja.
Top Channel