Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka prekur deri edhe panairin më të madh të librit në botë, atë të Frankfurtit.
Deklaratat e filozofit slloven, Slavoj Zizek në ceremoninë e hapjes së tij nxitën reagimet e disa të ftuarve. Zizek tha në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit të Frankfurtit se i dënon sulmet terroriste të Hamasitndaj popullatës izraelite. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera. Sulmet terroriste janë një krim i tmerrshëm dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet. Por ne duhet të dëgjojmë edhe palestinezët dhe të marrim parasysh sfondin e tyre, nëse duam të kuptojmë konfliktin, theksoi filozofi.
Në Lindjen e Mesme nuk mund të ketë paqe pa zgjidhur çështjen e Palestinës.Gjatë fjalës së tij disa të ftuar u larguan disa herë nga salla në shenjë proteste – ndër ta ishte edhe i ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker. Fjalimi i Zizekut u ndërpre. Becker, i cili u kthye në fund i shoqëruar nga politikanë lokalë nga Frankfurti, e akuzoi Zizekun për relativizmin e krimeve të Hamasit.
Panairi i librit 2023 është kthyer ne një ngjarje politike më shumë se kurrë. Sipas organizatorëve, Indonezia dhe Malajzia e anuluan pjesëmarrjen e tyre. “Ky është një reagim ndaj solidaritetit tonë me Izraelin”, tha një zëdhënës i panairit të librit. Por gjithashtu është e qartë se panairi është edhe në anën e palestinezëve që vuajnë nën Hamasin.
Top Channel