Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Në verë ishte shumë pranë Interit, por tashmë Lazar Samardzic mund të veshë fanellën e rivalëve të urryer të zikaltërve, Juventusit.
Sipas medias italiane, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me Udinesen për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar serb, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.
Giuntoli ka bërë një propozim paraprak te Udinese, për të marrë mesfushorin që në janar në huazim për 4-5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 17-18 milionë euro në fund të sezonit.
Kjo e drejtë blerjeje mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse bardhezinjtë sigurojnë kualifikimin në Champions League edicionin e ardhshëm, teksa oferta ka joshur jo pak bardhezinjtë e Udineses, pasi shifra shkon pak a shumë 22 milionë, aq sa do të paguante Interi në verë.
Vlen të theksohet se te Juventusi janë të detyruar të përforcohen në mesfushë, pasi kanë humbur shërbimet e Paul Pogba dhe Nicola Fagiolit, të pezulluar i pari për përdorim dopigu dhe tjetri për përfshirje në baste sportive./ Super Sport
Top Channel