Jordania thotë se ‘zhvendosja e detyruar e palestinezëve është akt lufte’ (fotot)

19/10/2023 17:37

Jordania nuk do të bëhet bashkëpunëtore e një tjetër dëbimi masiv të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, tha sot ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi.

Ai shtonte se mbretëria Hashemite jordane po bën çka mundet për të ndaluar konfliktin, por çdo tentativë për të dëbuar palestinezët do ta trajtojë si një deklaratë luftë, shkruante agjencia vendase Roya News.

Amani kërkonte ndalimin e një “katastrofe të re” apo lejimin që kriza e krijuar të përkeqësohet me pushtime të vendeve fqinje.

Me katastrofën ai i referohej asaj që palestinezët quajnë ‘Nakba’, që ishte eksodi i vitit 1948 prej tokave që u pretenduan nga Izraeli, gjatë krijimit të tij me mandatin e OKB. Asokohe Jordania aneksoi Bregun Perëndimor dhe Egjipti mori kontrollin e Gazës, por territoret u pushtuan sërisht nga Izraelit në konfliktin e 1967. Jordania nënshkroi traktatin e paqes me Izraelin në 1994, duke përcaktuar një “kufi administrativ” mes mbretërisë dhe Bregut Perëndimor, pa paragjykime për statusin e ardhshëm të territorit, shkruan rrjeti Jordan Times.

Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza drejt një vendi tjetër do të ishte një krim lufte, tha Safadi, duke akuzuar Izraelin se ka kryer tashmë krime lufte kundër palestinezëve atje.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli luftë në Gaza më 7 tetor, kur Hamas lëshoi qindra raketa dhe dërgoi militantë për të kryer sulme në vendbanime izraelite kufitare ku më shumë se 1000 vetë raportohet se u vranë.

Tashmë Izraeli ka kërkuar që të gjithë civilët të largohen nga qyteti i Gaza dhe i pjesës veriore të territorit, për të lejuar që ushtria të ndërhyjë për të goditur Hamas. Palestinezët në Gaza thonë se nuk kanë ku të shkojnë pasi Izraeli ka vendosur bllokadë dhe i vetmi kalim kufitar me Egjiptin nuk është hapur nga ky i fundit.

Egjipti ka afruar të dërgojë ndihma humanitare në Gaza.

FOTO GALERI
1/3
Jordania kërkonte ndalimin e një “katastrofe të re” apo lejimin që kriza e krijuar të përkeqësohet me pushtime të vendeve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA