Investigimi i Fiks Fare/ Rritet numri i fëmijëve emigrantë të zhdukur! Raporti CRCA-së “68 fëmijë pre e trafikimit”

19/10/2023 20:50

Në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Qendra për Mbrojtjen e  të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ka publikuar një raport mbi fëmijët e huaj të pashoqëruar në Shqipëri që rezultojnë të zhdukur.

Ky raport sipas Drejtorit të CRCA, Altin Hazizaj, u nisë të hartohet pas një kronike të emisionit Fiks Fare të bërë 9 muaj më parë, në të cilën ngrihej shqetësimi për 36 fëmijë të humbur në Shqipëri.

Në investigimin e 9 muajve më parë emisioni investigativ solli fakte sesi fëmijët emigrantë nga vendet e pasigurta largoheshin pa lënë gjurmë nga qendra e emergjencës e cila ishte private dhe financohej nga UNICEF. Fëmijët janë sirian, maroken pra nga vendet arabe që kanë dashur që vendin tonë ta përdorin si trampolinë.

Në atë kohë qendra u mbrojt duke thënë se nga ata iknin fëmijët sepse kishin mungesë stafi, ndërkohë që  dërgimin e fëmijëve aty e bënte shteti shqiptar dhe  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së fëmijëve.

Kërkesave të Fiksit në atë kohë nuk ju përgjigj asnjë institucion shtetëror përveç Agjencisë e cilla tha se qendra e emergjencës është përcaktuar me ligj.

“Ne u nisëm nga kronika juaj dhe hartuam këtë raport, por sot rezultojnë 68 fëmijë të humbur, për të cilët ne dyshojmë se janë pre e trafikimit dhe shfrytëzimit, por për to nuk përgjigjet askush”- thotë Hazizaj.

Në raportin e publikuar nga CRCA thuhet se nuk ka asnjë marrëveshje midis shtetit shqiptar dhe kësaj qendre që fëmijët të shkojnë në qendrat në Tiranë e Durrës.

“Këta fëmijë duhet të qëndrojnë në qendrat e pritjes në Gjirokastër dhe Devoll dy qytetet në pikat kufitare, nuk dihet se me urdhër të kujt fëmijët vijnë në qendër në Tiranë, nuk ka asnjë dokument”-thuhet në raport.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA