Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ka publikuar një raport mbi fëmijët e huaj të pashoqëruar në Shqipëri që rezultojnë të zhdukur.
Ky raport sipas Drejtorit të CRCA, Altin Hazizaj, u nisë të hartohet pas një kronike të emisionit Fiks Fare të bërë 9 muaj më parë, në të cilën ngrihej shqetësimi për 36 fëmijë të humbur në Shqipëri.
Në investigimin e 9 muajve më parë emisioni investigativ solli fakte sesi fëmijët emigrantë nga vendet e pasigurta largoheshin pa lënë gjurmë nga qendra e emergjencës e cila ishte private dhe financohej nga UNICEF. Fëmijët janë sirian, maroken pra nga vendet arabe që kanë dashur që vendin tonë ta përdorin si trampolinë.
Në atë kohë qendra u mbrojt duke thënë se nga ata iknin fëmijët sepse kishin mungesë stafi, ndërkohë që dërgimin e fëmijëve aty e bënte shteti shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së fëmijëve.
Kërkesave të Fiksit në atë kohë nuk ju përgjigj asnjë institucion shtetëror përveç Agjencisë e cilla tha se qendra e emergjencës është përcaktuar me ligj.
“Ne u nisëm nga kronika juaj dhe hartuam këtë raport, por sot rezultojnë 68 fëmijë të humbur, për të cilët ne dyshojmë se janë pre e trafikimit dhe shfrytëzimit, por për to nuk përgjigjet askush”- thotë Hazizaj.
Në raportin e publikuar nga CRCA thuhet se nuk ka asnjë marrëveshje midis shtetit shqiptar dhe kësaj qendre që fëmijët të shkojnë në qendrat në Tiranë e Durrës.
“Këta fëmijë duhet të qëndrojnë në qendrat e pritjes në Gjirokastër dhe Devoll dy qytetet në pikat kufitare, nuk dihet se me urdhër të kujt fëmijët vijnë në qendër në Tiranë, nuk ka asnjë dokument”-thuhet në raport.
Top Channel