27/11 22:59
Livepool i është bashkuar garës së Chelsea-t dhe Arsenal-it për sulmuesin e Napoli-t, Victor Osimhen.
Sipas raportimeve të medieve britanike, tashmë tre klube të Premier League duan që të kenë shërbimet e sulmuesit nigerian.
Jurgen Klopp raportohet se ka dërguar skautët për ta ndjekur Osimhen-in gjatë kohës kur ishte i grumbulluar me ekipin e Nigerisë.
Megjithatë, sulmuesi mori pjesë vetëm në 60 minutat e ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite, më pas humbi ndeshjen kundër Mozambikut për shkak të një dëmtimi.
Ndërkohë vlen të theksohet se kontrata e Victor Osimhen me Napolin skadon në 2025, ndërsa ende palët nuk kanë rënë dakord për termat e rinovimit./Supersport
Top Channel