Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar moderatorja Erjola Doçi, e cila foli hapur për jetën e saj përtej ekranit.
Erjola tregoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste në një kompani private e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro.
Ajo tha se puna në televizion ka qenë ëndërr e saj që në fëmijëri dhe se ka punuar për ta bërë realitet edhe si një amanet nga i ati i ndjerë.
Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.
“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.
Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.
Top Channel