Aksident në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shoferi I. Z. dhe pasagjeri i D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.
“Më datë 19.10.2023, rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel