Trajneri i kombëtares, Sylvinho ka një mesazh për të gjithë shqiptarët!

18/10/2023 21:27

Ndeshja miqësore mbërmjen e djeshme në “Arenën Kombëtare” ishte e fundit për muajin tetor për Shqipërinë e cila regjistroi dy fitore, 5 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte.

Në fund të këtij impenjimi dhe grumbullimi ka qenë trajneri brtazilian Sylvinho, ai i cili ka publikuar një mesazh sa prekës aq edhe inkurajues për këdo që kontribuoi në këto rezultate.

Mesazhi i plotë i trajnerit:

Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA