Mohamed Salah, sulmes egjiptian i Liverpoolit, publikoi një video në rrjetet e tij sociale, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës që është shtuar ditët e fundit në zonën e Rripit të Gazës.
Lojtari e nis mesazhin e tij duke thënë se “nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në këto momente, por ka pasur shumë dhunë dhe brutalitet” dhe se “të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhen mbrojtur”.
Më pas, anësori egjiptian deklaron se, në këtë moment, “ajo që është e qartë është se duhet lejuar ndihma humanitare në Gaza”, duke e cilësuar sulmin ndaj spitalit, që ndodhi të martën e kaluar, si “të tmerrshëm”.
Salah e përfundon fjalimin e tij, i cili zgjat rreth një minutë, me një apel drejtuar “liderëve botërorë” që të “parandalojnë një masakër më të madhe të shpirtrave të pafajshëm”.
Top Channel