Pronari i vilës 20$ milionëshe në çatinë e qiellgërvishtësit, nuk e vizituar kurrë atë (fotot)

18/10/2023 18:37

Pronari një vile të kontestuar në majën e një graçiele në Indi raportohet se nuk e ka parë atë asnjëherë personalisht.

E parë nga afër vila duket sikur të ishte në mesin e një zone rurale e rrethuar nga lëndina.

Ajo ka një pishinë të madhe, një ‘helipad’ dhe duket se plotëson të gjitha kriteret e shtëpisë milionere për të cilën është ndërtuar.

Ndryshimi i vetmë është se ajo është ndërtuar në majën e ndërtesës 150 metra të lartë  të zonës financiare të Bengaluru, qyteti gjigant indian i njohur më parë si Bangalore.

Në fakt, mediat shkruajnë se vila duket sikur dikush ta kishte ngritur e vendosur të gatshme aty.

Ndërsa burri që ka ndërtuar vilën 20 milionëshe, biznesmeni Vijay Mallya, besohet se nuk e ka parë atë asnjë herë personalisht.

Qeveria indiane tani po përpiqet ta vërë atë para akuzave të krimeve financiare.

Kjo ndodh pasi në 2016 Mallya është larguar nga India pas dështimit në pagesat e rreth 1 miliardë dollarë borxhe dhe akuzave për mashtrim.

Ai bëri pasurinë e tij me birrën e njohur Kingfisher, me aksione në Formula 1 dhe në aviacion, e tashmë strehohet në Britani.

Mediat britanike shtojnë se në 2022, i njohuri si ‘mbreti i qejfit’ u dënua me katër muaj burg në lidhje me dështimet e linjave të tij ajrore Kingfisher Airlines.

Tashmë pritet që Mallya të ekstradohet në Indi për t’u përballur me akuzat.

Ndërkohë vila e tij gjigante në majë të grataçielës mbetet pa banorë, shkruanUnnilad.

FOTO GALERI
1/5
Burri që ka ndërtuar vilën 20 milionëshe, biznesmeni Vijay Mallya, besohet se nuk e ka parë atë asnjë herë personalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA