Nga Tirana ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, i detyrohen disa përgjigje Kroacisë.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Bajram Begaj, presidenti kroat theksoi se Serbia ende nuk është përgjigjur për ato që ndodhën në Banjskë.

“Ngjarjet në Banjskë paraqesin një incident shumë serioz, ndoshta incidentin më serioz deri më sot. Serbia dhe presidenti Vuçiç na kanë borxh përgjigje konkrete, Kemi fakte dhe dëshmi, dimë për poligonin ku stërviteshin ata njerëz. Vuçiçi nuk është përgjigjur për këtë, dhe duhet të përgjigjet për këtë. Në dallim nga viti 1914 kur një i ri ka vrarë trashëgimtarin e frontit austro- hungarez dhe gruan e tij, nuk ka mundur të krijohej lidhja lidhja mes tij dhe bashkëpunëtorët në Serbi, dhe  ka shkaktuar një luftë botërore. Autori kishte një armë të kontrabanduar nga Serbia. Sot kemi fakte dhe dëshmi, njerëz që i kanë përjetuar. Vuçiç nuk është përgjigjur ende. Por sanksionet nuk sjellin asgjë, që do sillnin ndryshimin e qëndrimit politik. Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiç duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët.”-tha Milanoviç gjatë konferencës.

Top Channel