“Karim Benzema ka lidhje me terroristët myslimanë”, deklaroi Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një intervistë për mediat franceze.

Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane“, deklaroi ministri francez. I cili nuk preferoi të japë më shumë detaje në lidhje me këtë akuzë të fortë.

Ish-kapiteni i Real Madrid njihet si një besimtar i devotshëm mysliman, teksa pak ditë më parë u bë protagonist në rrjetet sociale. Me një mesazh ku shkruante se ‘të gjitha lutjet shkojnë për popullin në Gaza, që edhe njëherë bëhet viktimë e bombardimit të padrejtë, që nuk kursen as gratë dhe fëmijët’.

Postimit të 35-vjeçarit iu përgjigj ish-portieri izraelit, David Dudu Aouate, i cili nuk ngurroi të shajë goleadorin në 5 gjuhë të botës. Karim Benzema bëri një karrierë të shkëlqyer te Reali i Madridit, ku fitoi gjithçka, përfshi edheTopin eArtë në vitin 2022. Gjatë verës sulmuesi vendosi t’i japë fund aventurës 14-vjeçare me “Los Blancos”, për të firmosur me Al Ittihad në Arabinë Saudite. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA