Ftesë në 5/ Nusja fierake prezanton pajën 100-vjeçare të vjehrrës: Ja pse nuk e kam veshur kurrë

18/10/2023 17:54

Lena dhe Todi, çifti nga Libofsha e Fierit ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel.

Ata kishin marrë me vete edhe pajën 100-vjeçare që mamaja e Todit ia kishte trashëguar nuses së djalit.

Prej kohësh ata e kanë ruajtur në një sënduk, ndërsa Lena zbuloi se nuk e ka veshur asnjëherë.

Fustani është i punuar me tezgjah, me fije të përdhredhur, çdo gjë është e punuar me dorë. Unë s’ e kam veshur asnjëherë se të tilla veshje zakonisht visheshin nëpër ansamble”, shpjegoi ajo.

Ata po ashtu theksuan se në veshjet e lëna nga vjehrra ka disa detaje që lënë të kuptohet se ajo vinte nga një familje e kamur dhe ndoshta pas disa vitesh shtëpia e çiftit fierak mund të shndërrohet në një shtëpi muze, që mund të vizitohet nga turistët e interesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA