Sulmuesi 28 vjeçar i regbisë vdes në fushë nga ataku kardiak gjatë përplasjes me rivalin (fotot)

17/10/2023 21:26

E dashura e një lojtari regbie që vdiq dje papritur në fushë i bënte homazhe të ndjera të riut tragjik që u shua para kohe.

28 vjeçari Arturas Rudys, po luante për skuadrën Wisbech Rugby në Cambridgeshire, në Britainë qendrore kur pësoi atakun e papritur kardiak që ende nuk është kuptuar çfarë e ka shkaktuar.

Pasi u rrëzua në tokë dhe nuk u ngrit më, mjekët ndërhynë me mjetin e rivënies së zemrës në punë por Arturas nuk mund të shpëtohej.

Zyrtari i klubit Roger Pierson, tha se ai ishte përplasur vetëm me trup me një lojtar kundërshtar, por zemra e tij kishte pushuar.

Një faqe donacionesh është ngritur për të dashurën e tij dhe djalin e çiftit që mbeti jetim nga vdekja e pashpjeguar e të atit sportist, dy-vjecarit Emilijus.

“I fejuari im ndërroi jetë gjatë ndeshjes së regbisë në Wisbech. Ndodhi shpejt, nuk arrij ende ta besoj.”

“Një person nga skuadra tjetër u përplas me të dhe Arturas u rrëzua, por nuk u ngrit më kurrë. Është një kohë shumë e vështirë për ne, por unë nuk duhet të heq dorë, duhet të jetoj t’i tregoj rrugën e drejtë fëmijës tonë”, thotë gruaja.

Incidenti i pashpjeguar ka shkaktuar një valë të gjerë dhimbjeje e mbështetjeje nga bota e regbisë dhe e sportit në lindje të Anglisë.

David Dobson, zëdhënësi i klubit të Wisbech tha: “Klubi është i trishtuar nga ngjarja e djeshme. Jemi mirënjohës për mbështetjen e komunitetit dhe për ekspertizën e agjencive të emergjencës që erdhën për të na ndihmuar”.

FOTO GALERI
1/3
28 vjeçari Arturas Rudys, po luante për skuadrën Wisbech Rugby në Cambridgeshire, në Britaninë qendrore kur pësoi atakun e papritur kardiak

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA