Raporti i komisionit të Kongresit brazilian thotë se Bolsonaro duhet të përballet me akuza grusht-shteti (fotot)

17/10/2023 19:30

Një raport komisioni i Kongresit të Brazilit ka vendosur sot se ish-presidenti i djathtë Jair Bolsonaro duhet të përballet me akuza grushti shteti për pushtimin e pallatit presidencial e të gjykatës së lartë, nga mbështetësit e tij gjatë protestave të janarit 2023.

Komisioni hetimor i trazirave të 8 janarit në kryeqytetin Brasilia, thotë se ka hetuar prej pesë muajsh dëshmitë dhe i ka rekomanduar prokurorëve ngritjen e akuzave ndaj ish presidentit.

Pas dëgjimit të rreth njëzet dëshmitarëve civilë dhe ushtarakë, legjislatorët besojnë se Bolsonaro, president në vitet 2019-2022 është përgjegjës për akuzat e përmendura.

Në trazirat e 78 janarit mbështetësit e ish-presidentit pushtuan ndërtesat ekzekutive dhe bënin thirrje për shkarkimin e përfaqësuesve të rivalit Luiz Inácio Lula da Silva që sapo kishte ardhur në pushtet pas zgjedhjeve.

“Jair Messias Bolsonaro, si president i republikës, ishte autori i tërthortë qoftë intelektual apo moral i sulmeve ndaj institucioneve, ” thuhet në raportin parlamentar që u lexua nga Senatorja Eliziane Gama.

Mes dëshmitarëve të marrë në pyetje ishin gjeneralët e ushtrisë Walter Souza Braga Netto e Paulo Sérgio Nogueira de Oliveira, ish-ministra të mbrojtjes; Admiral Almir Garnier Santos, dhe ushtarakë të tjerë të lartë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA