05/10 15:08
Deputetët e Partisë Demokratike, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kanë braktisur mbledhjen.
Shkak është bërë përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore. Deputetët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar e si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.
“Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korropsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale“.
Top Channel