Liderët botërorë “mësyjnë” në Izrael! Mbërrin Scholz, pritet vizita e Bidenit dhe Macronit

17/10/2023 19:26

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të mbërrijë në Izrael për takime zyrtare, por përpos mbështetjes që do të rikonfirmojë kundrejt shtetit hebre, ai ka kundërshtuar zbarkimit të trupave izraelite në territoret e Rripit të Gazës.

Gjatë një deklarate lideri amerikan u shpreh se pushtimi i Gazës do ishte gabimi i madh i Izraelit.

“Pushtimi i Gazës do të ishte një gabim i madh. Ajo që ndodhi, sipas mendimit tim, është Hamasi dhe elementët ekstremë të Hamasit të cilët nuk përfaqësojnë të gjithë popullin palestinez. Unë mendoj se do të ishte një gabim që Izraeli të pushtonte Gazën përsëri”, tha Biden.

Nga ana tjetër pa humbur kohë kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Tel Aviv, për diskutime në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas, që po përshkallëzohet gjithnjë e më tej. Pas ndalesës në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, Scholz pritet të takojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të diskutuar rreth sigurisë dhe çështjeve humanitare.

Lideri tjetër që konfirmoi vizitën në Tel Aviv është presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili gjatë kohës që ishte në Shqipëri deklaroi se do të shkojë shumë shpejt në Izrael, por nuk përcaktoi një afat kohor zyrtar.

“Unë do të shkoj në Izrael sapo të vlerësoj se kemi një agjendë të dobishme dhe veprime shumë konkrete për të zhvilluar atje. Do të vazhdoj negociatat, por vullneti është që do të shkoj atje kur të kemi një marrëveshje konkrete në lidhje me situatën dhe krijimin e paqes mes dy vendeve në konflikt”, u shpreh Macron.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Joseph Borell, ka reaguar në lidhje me vizitat e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve në një kohë sulmesh, ku më tepër u ndal tek udhëtimi i Biden, të cilin e konsideron absolutisht e nevojshme për Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA