Ledjo dhe Alba takohen në Vlorë, mirëpo jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet.
Shkak për këtë janë bërë dyshimet se Ledjos se vendimi i konkurrentes për të dal në takim me të ka qenë tendencioz, dhe më pas dyshimet e Albës për prirjet seksuale të tij.
Ledjo: Alba kishte ardhur t’i bënte plumbi rikoshetë, nuk kishte ardhur të takonte Ledjon.
Alba: Dy arsye pse e zgjodha Ledjon në takim. Së pari, sepse nuk dinim asgjë nga Ledjo dhe e dyta, ndoshta e kam bërë edhe unë me ndonjë lloj tendence, nuk i dihet.
Ledjo: Ajo më zgjodhi në takim mua me tendencën për të sulmuar Enisën. Do ta ndiqni edhe në pjesën e dytë apo të tretë të takimit, ku përmendi pjesën e Aurelit që i dha letrën Gabrielës, dhe çështjen e Enisës që zgjodhi Gertin.
Megi: Pra mendon se ishte për hakmarrje?
Ledjo: Po patjetër që ishte hakmarrje.
Alba: Ishe ti ai që ka folur më së shumti në mënyrë negative për Enisën.
Ledjo: Jo, unë nuk kam folur fare.
Alba: Ja do e shohim.
Ledjo: Unë vazhdova lojën tënde. Unë e kuptova qëllimin pse kishe ardhur ti në Vlorë sepse ti nuk kishe ardhur për mua.
Alba: Faktet tregojnë të vërtetën. Unë s’ka nevojë të them asgjë.
Megi: Alba se të pashë që gjatë takimit po shkëmbeje disa vështrime me Enisën. Tani në këtë pikë, ishte vërtetë tendencioze zgjedhja jote që të dilje në takim me Ledjon? Apo doje të mërzisje Enisën, e cila ka pasur konflikte herë pas here me Ledjon, apo do të kryesh hakmarrjen e Enisës ndaj Ledjos?
Alba: Edhe ishte deri diku.
Ledjo: Ishte për të Enisën dhe për të më nxjerrë keq mua deri diku. Të vërë në dukje atë ëngjëllin, por kjo je ti… Je femra false. Pse nuk tregohesh e sinqertë moj vajzë dhe thuaj që unë për këtë erdha. U tregove shumë mashtruese, shumë manipuluese, unë për këtë ju kam inat.
Alba ka aluduar se Ledjo është homoseksual, dhe nisur nga kjo konkurrenti i ka bërë një surprizë të pakëndshme.
Ledjo: Më ke përmendur mua seksualitetin tim. Se ky është problemi Megi, këto vijnë dhe duan të më nxjerrin mua si homoseksual. Meqënse kjo nuk besonte në seksualitetin tim dhe meqënse është veshur me të kuqe Alba, unë po i bëjë dhuratë një palë tanga.
Alba: Të lutem shumë respekto hapësirën time, privatësinë time.
Ledjo: Ti kesh kujtim nga ana ime.
Alba: Të lutem shumë kapi këto.
Alba me sytë e mbyllur me dorë, ka zgjedhur të mos e shohë skenën në të cilën e përfshiu Ledjo, si dhe i kërkoi konkurrentit të mos cenonte privatësinë e saj dhe të merrte të brendshmet seksi që i la në prehërë.
Meqënse Ledjo nuk i mori, për të qetësuar situatën ka ndërhyrë Megi duke i thënë Albës “Mos u tremb, këto po i marr unë”.
“Ledjo, Alba nuk e pranoi dhuratën tënde”- vijoi moderatorja e Për’Puthen duke ja kthyer të brendshmet atij.
Në atë moment Ledjo ka marrë të brendshmet dhe filloj t’i dridhte në dorë. Momenti i shëmtuar ka bërë që Megi t’i tërhiqte vëmendjen, duke i kërkuar të respektonte hapësirën e tij televizive, ndërsa Neda e ka konsideruar rastin të turpshëm.
Megi: Alba, takimi e pati vetë këtë moment, ku ti e pyet Ledjon për…
Alba: Orientimin e vetë seksual, sepse kam dyshimet dhe dua që një njeri të ndihet i lirshëm dhe ta përkrahim.
Megi: Të mbetemi tek dhurata, jo tek diskutimet rreth orientimit të tij seksual. Ai të thotë për familjen që të thotë që ka një biznes që shesin intimo dhe t’i i thua “do të më bësh një dhuratë?”.
Alba: Në takime të dyta ndoshta, por këtu nuk jemi në takim dhe fjala u tha përpara se ai të më ofendonte mua.
Ledjo: Ta solla dhuratën sepse unë nuk do të bëjë takim tjetër me ty. Ta solla në studio dhe merre, merre sepse të shkon edhe me atë që ke veshur.
Alba: Nuk mundem më… Të lutem Megi, a ka mundësi sepse me të vërtetë po ndihem shumë ngushtë, nuk dua që të tregojë më tepër mungesë respekti.
Megi: Ledjo asnjë hap më tej, ulu atje.
Alba: Nuk mundet dikush të sillet si lolo, dhe të thotë pastaj që unë kam një dhuratë për ty
Megi: Atëhere, Ledjo, ta respektojmë pak edhe hapësirën televizive që kemi.
Neda: Kjo është e turpshme more.
Ledjo: Kjo qenka e turpshme, por për atë nuk është e turpshme që të vij në takim dhe të më përmend mua orjentimin tim seksual.
Neda: Ore, e para e punës unë nuk kam dëgjuar asnjëgjë të tillë. Për çfardolloj gjëje që të bëjë ajo, do ta diskutojmë kur ta bëjë ajo.
Ledjo: Domethënë, ajo të bëjë çdo gjë dhe unë të mos bëjë asnjë gjë?
Neda: Jo jo, jo jo jo…
Ledjo: A jo jo jo, por t’i smund ta mbrosh atë. Sepse herën e kaluar Neda, kur ajo ishte aty…
Neda: Ule zërin kur flet me mua… Ule sepse nuk je tek lagja në Vlorë, je në televizion.
Ledjo: Më lërë të flas… Më dëgjo mua.
Neda: Më dha moderatorja fjalën, ti mbajë radhën. Prandaj duhet ta kishe bërë shkollën e lartë, që të mësoje të mbaje radhë për të folur.
Ledjo: Po ti nuk je askushi që të më tregosh mua shkollën njëherë…
Neda: Ule zërin, i shkove vajzës aty dhe nxorre mbathje. Ti Ledjo, pavarësisht orjentimit tënd seksual, je burrë. Dhe një burrë, nuk i shkon vajzës përballë me brekë në dorë sepse nuk e lejoj unë.
Ledjo: Ti çfarë je? Ajo vajza aty….
Neda: Duro, në qoftë se ajo vajza aty ka folur ashtu për orjentimin tënd seksual turp t’i vijë dhe do t’i them edhe asaj turp t’i vijë. Ti merr brekët në dorë dhe ja tund kësaj vajze, kjo është e turpshme. Ti je i turpshëm në sjelljen tënde si njeri.
Top Channel