Laçi: Jam gjithmonë gati për Kombëtaren, e mbyllim në vendin e parë

17/10/2023 20:33

Qazim Laçi u rikthye titullar te Shqipëria dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Bullgarisë në miqësore.

Mesfushori rrëfeu emocionet e golit dhe u shpreh se është gjithmonë gati për të dhënë maksimumin për fanellën kuqezi.

Një miqësore dhe mundësi për t’u shfrytëzuar. Shënuat edhe një gol për të dhënë një sinjal që jeni edhe ju këtu…

Jam gjithmonë gati për të luajtur te Kombëtarja dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë kështu. Jam shumë i lumtur për golin, por duhet të jemi gjithmonë gati, të luajmë sa herë që trajneri të na kërkojë. Na presin shumë ndeshje të vështira, që duhet t’i fitojmë.

Përveç detyrave mbrojtëse, po asistoni dhe shënoni gjithnjë e më shumë…

Unë jam një mesfushor që preferoj të ndihmoj shumë edhe në sulm, por varet edhe çafrë kërkon trajneri. Te Sparta më kërkojnë të shtyj më shumë, ndërsa këtu Sylvinho më kërkon gjithmonë të jem i përqendruar dhe të jap maksimumin sa herë që luaj.

A keni marrë ndonjë mesazh nga miqtë tuaj në Pragë, pas fitores së Shqipërisë 3-0?

Kam folur pas ndeshjes dhe ishin të gjithë të mërzitur, por këtë herë fituam ne dhe është radha ime të shkoj në Europian. Do të kthehem me kokën lart në Pragë (qesh).

Duket se në dhomat e zhveshjes janë të gjithë të bindur që do të shkojnë në Gjermani…

Të them të drejtën jemi me këmbë në tokë dhe e dimë që duhet të japim maksimumin në ndeshjet e radhës, pasi nuk ka mbaruar asgjë akoma. Objektivi i parë është të kualifikohemi dhe i dyti të marrim vendin e parë. Jam i bindur që kështu do të bëhet./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA