Konflikti Izrael-Hamas/ Çfarë po ndodh me civilët në Gaza, OKB: Nevojë urgjente për ndihma

17/10/2023 16:38

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se ka nevojë urgjente për furnizim me elementë mjekësorë dhe ndihma për civilët në Rripin e Gazës, pasi Izraeli vijon të bllokojë elementët jetikë, duke përfshirë kalimin e Egjiptit Rafah në jug.

Qindra mijëra njerëz kanë mbërritur në Khan Younis në Gazën jugore pasi Izraeli u kërkoi 1.1 milion banorëve të largoheshin. Deri më tani raportohet për të paktën 600,000 njerëz janë larguar nga Rripi verior i Gazës për në jug.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka mohuar se ka krizë humanitare, pavarësisht pamjeve të palestinezëve që kanë qarkulluar në rrjet dhe paralajmërimeve nga OKB-ja, pasi Izraeli bllokoi furnizimet me ushqim, ujë, karburant dhe energji elektrike.

Disa liderë botërorë kanë konfirmuar se po shkojnë në rajon, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, i cili do të vizitojë Izraelin nesër dhe Olaf Scholz i Gjermanisë, i cili po e viziton sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA