Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbarkuar në Tel Aviv të martën, sipas ministrisë së jashtme izraelite.
Scholz u prit nga ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen në aeroport, thuhet krahas një fotoje të publikuar nga ministria.
Scholz është i pari kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të organizatës terroriste palestineze të Hamasit më 7 tetor. Vizita e kancelarit gjerman vjen pas një turi të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e pasuar nga një vizitë e mundshme e presidentit Joe Biden drejt Izraelit për rikonfirmimin e mbështetjes dhe solidaritetit të SHBA-së për shtetin hebre.
Edhe Presidenti francez Emanuel Macron, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, konfirmoi nisjen së shpejti drejt Jeruzalemit. Udhëheqësit e tre shteteve më të fuqishme të botës bëhen bashkë në Izrael, cili do të jetë fati i luftës?
Top Channel