Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Jordani të martën. Takimi i paraprinë vizitës Presidentit Joe Biden dhe takimit të tij të mundshëm me liderin palestinez gjatë vizitës së ardhshme në Lindjen e Mesme.
Blinken u takua me Abbasin më pak se një javë më parë në Aman – një nga takimet e tij të para në udhëtimin e gjatë në shtatë vende. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken i kërkoi Abbasit në atë takim “të vazhdojë të ruajë stabilitetin në Bregun Perëndimor”.
Ndërkaq, Abbas bëri të qartë “ishte krejtësisht kundër largimit të detyruar të palestinezëve nga Gaza.”
“Një nga gjërat që dëgjuam shumë qartë nga Presidenti Abbas në takimin e sotëm është se ju duhet të mbani mend kontekstin historik këtu: Shumë njerëz në Gaza janë njerëz që janë dyfish refugjatë dhe ka shqetësime për idenë e largimit të detyruar të palestinezëve nga territori palestinez”- tha zyrtari amerikan.
Top Channel