Shtohet numri i pengjeve izraelite! 2700 viktima nga konflikti Izrael-Hamas

16/10/2023 22:26

Numri i izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit është rritur, tashmë në një shifër 199. Kjo shifër u zyrtarizua nga ushtria e Izraelit, megjithëse ende nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër.

Tensionet vijojnë ende të jenë të nxehta mes Izraelit dhe Hamasit, ku deri më tani bombardimet kanë vrarë më shumë se 2700 persona nga të dyja palët.

Me sulmet që vijojnë prej 9 ditësh, në Rripin e Gazës janë vrarë 1400 palestinezë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur duke tejbushur spitalet në një nivel rekord.

Gjatë kësaj kohe militantët e Hamasit kanë sulmuar Izraelin, duke vrarë 1300 persona, që pas sulmit të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit. Ndërkohë në Tel Aviv dhe Jeruzalem alarmet ajrore kanë vënë në panik banorët vendas. Mbi hapësirat ajrore të këtyre vendeve kanë kaluar edhe raketa të hedhura nga pala kundërshtare.

Ndërkohë edhe seanca e parlamentit izraelite u ndërpre nga alarmi me raketa, ndërsa ligjvënësja Merav Ben Ari i bëri thirrje kolegëve të largoheshin menjëherë.

Egjiptianët kanë nisur të riparojnë pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës, pasi u dëmtua në sulmet ajrore izraelite. Rafah është zona më e goditur së fundmi me bomba.

Viktima të bombardimeve nuk kanë mbetur vetëm izraelitët dhe palestinezët por edhe shtetas amerikanë. Deri më tani SHBA-ja ka raportuar për 27 të vdekur dhe 14 të zhdukur. Duke parë situatën autoritetet amerikanë kanë vendosur të evakuojnë shtetasit e tyre nga porti i Izraelit drejt Qipros, për t’i ofruar siguri.

Mbretëria e bashkuar njoftoi se 6 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu në bilancin paraprak OKB-ja ka humbur 14 punonjës si pasojë e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA