Afati i lënë nga qeveria izraelite, tashmë i skaduar për të lënë Gazan ka qenë e pamundur të shfrytëzohet prej palestinezi Abdalla Jaber, i cili prej 30 vitesh jeton në Shqipëri.

Ai ndodhet në Gaza bashkë me bashkëshorten shqiptare një vajzë nga Korca e quajtur Albina, dhe dy djemtë Ibrahimin dhe Jakop.

Në një bisedë telefonike me gazetatin e Top Channel Muhamed Veliu Abdulla shpjegoi vendimin për mos të lënë Gazën.

“Jemi në Kampin Xhabalia. Nuk e dimë edhe sa orë jetë mund të kemi. Nuk munda ta shfrytëzoj afatin e daljen nga Gaza pasi nuk mund të lija vetëm nënën dhe motrët. I kërkova nuses dhe dy çunave me të cilët jam këtu të largohen. Nuk pranuan të më linin vetëm. Kanë vendosur të vdesim të gjithë bashmë me gjyshen dhe hallën e tyre”- tha ai.

Abdalla kishte shkuar nga Shqipëria në Gaza për tu takuar me familjen dhe supozoheshin të ktheheshin të martën.

Por nisja e luftës të shtunën e shkuar pas sulmeve të Hamas ndaj Izraelit i përfshinë në vorbullën e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA