“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.
Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Mbrëmjen e djeshme kanë nisur edhe gjykimet më të ashpra të jurisë dhe debatet mes konkurrentëve për komentet lidhur me performancat e njëri-tjetrit. Për këto Armaldo Kllogjeri, i cili është një ndër konkurrentët e këtij spektakli ka bërë një reagim në Instastory, ku ka treguar
“Unë nuk kam hyrë në “DWTS” që të bëhem ekspert në balet. Kam hyrë të kënaqem, të njoh njerëz të rinj. të mrekullueshëm dhe ta shijoj në mënyrën time. Kështu që komentoni si të doni se unë shyqyr s’kam komplekse dhe jam bërë imun nga komentet negative.
Top Channel