Pamje të rënda vijnë nga rripi i Gazës, aty ku ndodhet Top Channel, me gazetar Artur Biben.
Në video shihen trupat e militantëve të Hamasit, të cilët janë të shtrirë anash rrugës por edhe nëpër fusha. Ata janë vrarë nga ushtarët izraelitë pasi kanë kaluar territorin palestinez dhe murin që ndan dy vendet. Edhe nga pamjet e dërguara më herët, kemi parë dhe raportuar shkëmbim zjarri midis ushtarëve izraelitë dhe militantëve.
Izraeli është duke nisur ofensivën tokësore, ku shumë tanke, dhe ushtarë i janë drejtuar Gazës. Më shumë se një milion palestinezë që jetojnë në Gazën veriore u është thënë të evakuohen.
Artur Bibe, ndodhet në vijën e parë të frontit rreth 500 metra larg Gazës, ndërsa deri më tani ka raportuar edhe për përgatitjen e ushtrisë dhe
Civilët duhet të shkojnë në jug midis orës 10 dhe 4 pasdite me kohën lokale sot.
Thirrja për një evakuim masiv është dënuar nga grupet humanitare dhe është përshkruar nga shefi i OKB-së António Guterres si jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Ai vjen pasi Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2,215, me 8,700 të plagosur.
Ndërkohë, Izraeli tha se më shumë se 1,300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve.
Top Channel