Teksa konflikti i rëndë Izrael-Palestinë vijon, protestues të grupit të Solidaritetit me Palestinën në disa qytete britanike brohorisnin sot “Palestina e lirë” në demonstratat kundër sulmeve ajrore në Gaza.
E përditshmja TheMirror shkruan se protestuesit gjithashtu thërrisnin “Rishi Sunak, turp të të vijë” si dhe “Palestinezë të të gjitha gjeneratave po vriten”, teksa tregonin mbështetjen e tyre për territoret e rrethuara nga ushtria.
Zhvillimi vjen teksa qeveria e Londrës ka njoftuar dërgimin e luftanijeve në Mesdhe në mbështetje të qeverisë së Izraelit.
Në disa prej protestave u lëshuan fishekzjarrë teksa disa përleshje të vogla shpërthyen në mitingun në qendër të Londrës, ndërsa marshimet e tjera në Edinburgh, Manchester e Liverpool ishin kryesisht paqësore por me pjesëmarrje të gjerë.
Vetëm në qendrën veriore të Manchester më shumë se 2,000 njerëz u mblodhën për të treguar mbështetjen për Gazan.
Huge demos in Manchester and London. On way to Glasgow protest and never felt this way before marching – this is a moment that requires making a stand. pic.twitter.com/9tVKRaSEPh
— Jonathon Shafi (@Jonathon_Shafi) October 14, 2023
Demonstrimet vijnë teksa palestinezët kanë nisur largimin e madh nga zonat e tyre në veri të Gaza pasi ushtria ka urdhëruar largimin “per te shpëtuar jeten”.
Policia në Londër paralajmëronte se nuk do te lejonte simbole mbështetjeje ndaj grupit Hamas.
Protestuesit u mblodhën para selisë së televizionit BBC duek brohoritur slogane pro-Palestinës si “from the river to the sea, Palestine ëill be free” (Nga lumi deri te deti, Palestina do te jete e lirë)
Më pas rreth orës 13.00 ata mbërritën para kryeministrisë ku thërrisnin: “Rishi Sunak, turp të të vijë.”/TheMirror/
Top Channel