Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në qeverinë malazeze, Fatmir Gjeka, në një intervistë për” Zërin e Amerikës”, tha se procesi i regjistrimit, i cili do të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor, është i rëndësishëm për komunitetet që jetojnë në vend.

Gjeka tha se regjistrimi paraqet një rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar dhe u bëri thirrje mërgimtarëve që në numër sa më të madh të marrin pjesë në regjistrim.

Gjeka vuri në dukje se ky aktivitet do të ofrojë të dhëna për popullsinë, mbi karakteristikat demografike dhe sociale gjë që mund të ketë pasoja për ata që nuk marrin pjesë në procesin e regjistrimit.

“Qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, por që posedojnë dokumentet e Malit të Zi, pasaportë edhe letërnjoftim, është shumë e rëndësishme që të vijnë dhe të regjistrohen, ata dhe pasuria e tyre, përndryshe mund të ndodhë që të çregjistrohet dhe të humbin të drejtat e pronësisë dhe të votimit”.

Gjeka tha se regjistrimi paraqet rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar edhe të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Në bazë të regjistrimit të komunitetit shqiptar dhe përqindjes së dal nga ky regjistrim varet edhe e ardhmja dhe statusi i tyre në shtet”.

Edhe pse disa subjekte politike malazeze kërkojnë që regjistrimi të shtyhet për shkak të krizës politike që po mbretëron në Malin e Zi, Gjeka mendon se çdo gjë është përgatitur për mbarëvejtjen e këtij procesi.

“Ka disa subjekte që kërkojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, por procedurat e shtyrjes janë mjaftë komplikuara dhe kërkojnë shumë procedurë. Mendoj se duhet të jemi të përgatitur për regjistrim prej 1 deri më 15 nëntor”, tha Gjeka.

Në regjistrimin e popullsisë do të angazhohen 4000 persona, ndërkohë që regjistrimi I fundit në Malin e Zi u bë në vitin 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA