Vetëm pak orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, Shtetet e Bashkuara nisën anije luftarake dhe avionë në rajon për t’i ofruar Izraelit gjithçka që i nevojitej për t’u përgjigjur.

Po kështu forca të operacioneve speciale po ndihmojnë aktualisht ushtrinë izraelite me planifikimin e operacioneve, si dhe me informacione zbulimi. Ngarkesa e parë me municioneve shtesë tashmë ka mbërritur e një sasi tjetër pritet të mbërrijë së shpejti.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërriti vetë në tel Aviv të premten për t’u takuar me udhëheqësit izraelitë si dhe për të diskutuar se çfarë tjetër mund të ofrojë Uashingtoni. Për momentin, rritja e pranisë ushtarake reflekton shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se luftimet e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit, mund të përshkallëzohen në një konflikt rajonal, më të rrezikshëm. Pra misioni parësor për anijet dhe avionë luftarakë është të krijojnë një prani force që do të pengonte Hezbollahun, Iranin apo grupe të tjera, të përfitojnë nga situata. SHBA po e asiston izraelin me armë dhe forca për operacione speciale.

Municionet për sistemet ‘Iron Dome’ që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Izraelit, ka të ngjarë të jenë më shumë sesa sasia që ka porositur Izraeli dhe do të jenë pjesë e paketave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake. Ato do të përfshijnë gjithashtu bomba me diametër të vogël dhe të ashtuquajturat bomba “inteligjente” ajër-tokë, të cilat jo thjesht hidhen, por mund të orientohen drejt një objektivi për t’u goditur. Një nga shembujt më të dukshëm të përgjigjes amerikane ishte njoftimi të dielën nga Pentagoni për nisjen e aeroplanmbajtëses ‘Gerald R. Ford’ drejt Izraelit. Pentagoni ka urdhëruar gjithashtu avionë luftarakë shtesë për të forcuar skuadriljet e avionëve A-10, F-15 dhe F-16 në bazat në të gjithë Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA