Kreu punime pa leje në Theth për përfitime nga turizmi, në pranga 59-vjeçari

14/10/2023 11:20

Shërbimet e Postës së Policisë Theth, kanë konstatuar se në një objekt ekzistues ishin kryer punime me qëllim shtimin e ambienteve për përfitime nga turizmi.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA