Izraeli shemb me bulldozerë picerinë palestineze që vinte në lojë të moshuarën e marrë peng nga Hamas në reklamë (fotot)

14/10/2023 21:43

Një reklamë që dukej se vinte në lojë një grua të moshuar të marrë peng gjatë sulmeve të grupit Hamas, ka bërë që piceria palestineze në fjalë të shembet nga bulldozerët e ushtrisë izraelite si kundërpërgjigje.

Ushtria izraelite duket se ka dhënë urdhër të shkatërrohet piceria e marketi ‘Eiffel’ teksa një reklamë e saj në rrjet dukej se vinte në lojë një grua të moshuar që shihej e buzëqeshur në videot e pengmarrjeve të Hamas në fillim të javës.

Në pamje e qarkulluara sot në rrjet shiheshin bulldozerët që godisnin restorantin në qytezën Huëara në Bregun Perëndimor, duke rrëzuar muret e jashtme dhe tendat me simbolet Coca-Cola.

Buldozeri shihet më pas që ngre kovën e tij dhe tërhiqet prapa duke bërë që e gjithë ndërtesa të shembet përdhe.

Shkatërrimi vjen megjithse piceria kishte publikuar një kërkesë ndjese në rrjetin Facebook ku thoshte se nuk e dinte origjinën e fotos së kontestuar, por mësohej se pronari i saj ishte arrestuar më parë se kishte qëlluar me gurë një banor izraelit, por akuzat më pas ishin tërhequr, shkruan rrjeti britanik DailyMirror.

Në  postimin e ndjesës shkruhej: “Na vjen keq për pamjen e publikuar por nuk kishim qëllime të këqija. Dikush po përpiqet të na lëndojë më kot. Ne jemi kundër lëndimit të njerëzve dhe grave, dhe duam vetëm të jetojmë me dinjitet, në paqe me të gjithë. Kërkojmë ndjesë ndaj anëtarëve të familjes së gruas”.

Hamas besohet se kishte marrë peng rreth 150 njerëz gjatë sulmeve të 7 tetorit, nga të cilët Hamas tha se 13 u vranë nga sulmet izraelite në disa vendndodhje.

Krahu i armatosur i Hamas, brigadat al-Qassam kërcënuan kesaj jave se “çdo sulm ndaj popullit tonë do i përgjigjemi me ekzekutimin e një prej civilëve”.

Prej atëherë Izraeli ka thënë se ka sulmuar vendndodhjet e pengjeve duke i liruar dhe duke ekzekutuar pengmarrësit.

FOTO GALERI
3/5
Në pamje e qarkulluara sot në rrjet shiheshin bulldozerët që godisnin restorantin në qytezën Huwara në Bregun Perëndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA