Gaza, Izraeli nis sulmet e para tokësore: Ky është vetëm fillimi! Gjenden trupat e disa pengjeve!

14/10/2023 11:30

“Ky është vetëm fillimi”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu teksa këmbësoria e ushtrisë izraelite ndërmori sulmet e para brenda territorit të Gazës që prej kaosit që shkaktuan luftëtarët e Hamasit në jug të Izraelit. r.

Shpagimi i shtetit hebre sapo ka fillua

“Po i godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë. E theksoj, sapo kemi filluar ofensivën tonë. Armiqtë tani po nisin të paguajnë çmimin e veprimeve të tyre. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, tha Netanyahu.

Izraeli nuk i ka reshtur sulmet ajrore në enklavën e varfër që prej sulmit të Hamasit në 7 tetor, e me mijëra trupa të grumbulluara në kufi tani po përgatitet për një mësymje totale tokësore. Fjalimi i Netanyahut erdhi në kohën kur autoritetet izraelite paralajmëruan palestinezët në Gaza, që të largohen në jug të këtij territori.1,1 milionë banorëve u është kërkuar të zhvendosen, e mijëra prej tyre janë larguar ndërkohë një pjesë me makina, të tjerë edhe në këmbë. 400 mijë janë deri tani të shpërngulurit sipas OKB-së.

Ushtria izraelite e ka bërë të qartë se lëvizja e sigurt do të garantohet sot nga ora 10 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites me orën lokale, jo më shumë se kaq. Njoftimi u përcoll edhe në platformën X në gjuhën arabe. Në vazhdën e disa bliceve lokale, komandot izraelitë kanë zbuluar trupat e pajetë të disa prej personave të marrë peng nga Hamasi në fillimin e sulmeve të tij. 1.300 jetë njerëzish në Izrael ka kushtuar ky përshkallëzim i konfliktit mes dy palëve; 1900 janë viktimat në Gaza. Edhe në këtë situatë, Hamasi ka rinisur lëshimin e raketave nga Gaza. Vetëm drejt Ashkelonit, grupi militant lëshoi vetëm gjatë ditës së djeshme mbi 150 raketa.

Autoritetet izraelite njoftuan se kanë arritur të shmangin infiltrimin e një celule terroriste nga Libani në tokën izraelite. Një dronë ka qëlluar e varë terroristët sipas tyre. Mediat flasin për katër të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA