Edhe 7 shtetas shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli, mes tyre një i mitur.

Ata mbërritën dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA