Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së/ Elsa Miha: Kemi kaluar dhjetëra filtra kontrollues, na trajtoni me dinjitet

13/10/2023 11:23

Elsa Miha, një nga kandidatët për anëtare të KLP-së, ka kërkuar trajtimin me dinjitet të organit të akuzës.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme, Miha u shpreh se pas dhjetëra filtrave kontrollues që kalojnë prokurorët, nuk janë të nevojshme draftet ligjore për disiplinimin e tyre.

“Presim një KLP që të na përfaqësojë, presim të kuptohet sa punë mund të përballojë një prokuror.

Ajo që ne prokurorët presim është të trajtohemi me dinjitet për sfidën që po kalojmë, nuk presim drafte ligjore që duan të disiplinojnë prokurorin duke parashikuar që prokurori të përballet me përgjegjësi penale në rast se mungon në gjyq. A thua jemi në problemi? Të stopojë gishti akuzues drejt prokurorit, kemi kaluar me dhjetëra filtra kontrollues dhe kemi gjithë të drejtën që të kërkojmë të trajtohemi me dinjitet”- tha Miha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA