Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në kufi të Gazës, së bashku me forcat izraelite, aty ku para pak minutash u sulmua me raketa nga Hamasi.
“Një tjetër sulm ndodhi para pak sekondash. Disa raketa të nisura nga Gaza, shpërthyen pranë zonës ku ne ndodhemi. Për fat të mirë sistemi mbrojtës i ushtrisë izraelite funksion më së miri. Nuk pati asnjë lloj rreziku, gjithsesi Hamasi vazhdon të godasë pozicionet izraelite, por për fat të mirë pa dëme”, thotë gazetari.
Izraeli është mbështetur edhe një herë në sistemin “Iron Dome” (kupola e hekurt) për të mbrojtur qytetarët e tij.
Iron Dome është projektuar për të rrëzuar predha që vijnë. Ai është i pajisur me një radar që zbulon raketat dhe më pas përdor një sistem komandimi dhe kontrolli që llogarit shpejt nëse një predhë në hyrje përbën një kërcënim ose mund të godasë një zonë të papopulluar. Nëse raketa përbën një kërcënim, Iron Dome lëshon raketa nga toka për t’i shkatërruar ato në ajër.
Top Channel