Shqiptaro palestinezët apeluan për ndihmë në Top Channel, vihet në lëvizje Ministria e Punëve të Jashtme

13/10/2023 18:36

Top Channel transmetoi një ditë më parë dëshmitë e tre shqiptaro-palestinezë në Gaza, të cilët apeluan për ndihmë.

Në Gaza kanë mbetur të bllokuar Amal Ashour, së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët, vëllai i saj, Iljad Ashour, së bashku me gruan dhe katër fëmijë. Në Gaza ndodhet edhe Abdalla Jaber me bashkëshorten nga Korça dhe dy fëmijët e tyre.

Pasi Top Channel pasqyroi apelin e tyre, Ministria e Jashtme, përmes një njoftimi, thotë se po kontakton me ambasadat shqiptare në Izrael dhe Egjipt për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi.

“Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Ministria e Jashtme është në komunikim me përfaqësitë në Egjipt, Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA