Gazetari Artur Bibe ka raportuar nga Izraeli, në një nga ambientet e bombarduara nga raketat e Hamasit, nga ku kanë ngelur të vdekur dhe dy persona.

“Një tjetër ambient i bombarduar, një raketë ka rënë këtu, duken dëmet tek makina, ka patur fatkeqësisht dy të vdekur. Herë pas here ushtria izraelite rrëzon raketa, ndonjë tek tuk të devijuara nga Rripi i Gazas drejt zonave të banuara, ndërkohë që pak më poshtë dëgjohen dhe përleshje mes ushtrisë dhe Hamasit”, shprehet Bibe.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA