Operacioni për gjetjen e gjurmëve të terroristëve të Hamasit shumë pranë Gazës vijon ende.
Janë gjetur disa mbetje si rroba, gëzhoja apo një flamur.
Gazetari Artur Bibe ndodhet atje duke raportuar për çdo detaj, ndërsa po ecën bashkë me një grup gazetarësh nga vende të ndryshme të botës dhe ushtarë izraelitë.
“Po kontrollohet çdo gjë për të gjetur çdo gjurmë që zbardh intenerarin e terroristëve, çdo detaj do të zbardhet për të mësuar se çfarë ndodhi mes Hamasit dhe Izraelit”, tha Bibe.
Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.
Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.
Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.
Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.
Top Channel