Gjatë operacionit të forcave izraelite në territorin në kufi me Gazan, është gjetur një makinë e braktisur, ku sipas ekspertizës që u bë, u zbulua se i përket personave që ishin pjesë e festivalit.
Mesa duket ata arritën të arratiseshin me makinë dhe më pas e kanë braktisur në një zonë, për të ecur në këmbë, për të hyrë në thellësi të disa zonave të sigurta të Izraelit. Sipas raportimit të gazetarit të TCh, Artur Bibe, në këtë zonë ndodhej afër një repart ushtarak dhe një artileri.
“Sapo është gjetur një makinë që nuk dihet ende kush e kanë përdorur, me gjasa duhet të jetë e personave që kanë shpëtuar nga festivali. Është një gjetje shumë interesante e autoriteteve, po e kontrollojnë për të gjetur se kush e ka përdorur këtë makinë, qytetarët apo terroristët. Sapo ka filluar ekspertiza, për të parë se çfarë po ndodh.
Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.
Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.
Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.
Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.
Top Channel